‘Uauuu o zot del e tallet’/Rama s’ia lë mangët: Avash mos e hap gojën shumë se...(Replikat në FB)

‘Uauuu o zot del e tallet’/Rama s’ia lë mangët: Avash mos e hap gojën shumë se...(Replikat në FB)

Siç çdo ditë, edhe kjo fundjavë e ka gjetur kryeministrin Edi Rama duke replikuar me komentuesit në rrjetet sociale. Janë ndjekësit në Facebook të cilët i shkruajnë kreut të qeverisë për çdo problem, ndërsa Rama nuk ngurron që edhe t’u përgjigjet. 

Replikat mes shefit të qeverisë dhe qytetarëve janë bërë tek statusi i Ramës gjatë një lidhje ‘live’ nga Korça. Një prej komenteve pikante është ai i një prej ndjekësve i cili shkruan se Rama “del dhe tallet”. Por kryeministri nuk ia lë mangët. 

“Avash mos e hap gojen shume se mos te hyn ndonje mize e na mbytesh ne uauuuu e siper dhe fute ne koken tende qe une jo vetem nuk tallem, po e bej kete pune me perkushtimin me te madh!”. 

I përgjiget kryeministri

Replikat e plota të Ramës në Facebook:

“ERTV Live: KORÇË – LLOGARIDHËNIA PUBLIKE mbyllet pas dy muajsh intensive, ku anetaret e kabinetit qeveritar se bashku me deputetet kryen qindra takime e mijera kontakte te drejteperdrejta me njerezit e zakonshem, ne cdo bashki e njesi administrative (ish-komune) te Shqiperise Jo per fushate elektorale as per te kerkuar vota, po per te folur e degjuar, per te informuar qytetaret e komunitetet mbi cka kemi bere e duam te bejme me tej dhe per te marre prej tyre te gjitha mesimet e mundshme ne funksion te korrigjimeve e permiresimeve te domosdoshme te punes sone Mirenjohje e respekt te gjithe atyre qe na dhane mundesine e madhe te komunikimit te drejteperdrejte”- shkruan Rama në facebook.

Replikat:

Komentuesi: Pse nuk hapet platforma z.kryeminister apo kot sa per te kaluar rradhen e thua.

Edi Rama: Platforma merr 1 mije raste ne jave ti thua nuk hapet! Provoje prape dhe ndiq hapat e kerkuar ne aplikim

Komentuesi: Jam njeri nga ata qe problemin tim legalizim dhe hipotekim banese ma beri per nje muaj Bravo Edo je njesh.

Edi Rama: Faleminderit po folu ketyre qe nuk besojne asgje e vetem shajne pa lidhje ketu. 

Komentuesi: I nderuar Z.Kryeminister ..Kam nje problem qe dua ta ndaj me ju..Ju lutem me tregoni ku mund t’iu shkruaj qe ju te viheni ne dijeni per problemin tim..Shpresoj qe ju te me ktheni pergjigje!

Edi Rama: shqiperiaqeduam.al

Komentuesi: Uauuu o zot qa del e tallet ! Po kan hall te shkretet e sa e sa ka , qe Jane edhe me keq se këta.

Edi Rama: Avash mos e hap gojen shume se mos te hyn ndonje mize e na mbytesh ne uauuuu e siper dhe fute ne koken tende qe une jo vetem nuk tallem, po e bej kete pune me perkushtimin me te madh! Nuk me detyron askush te dal ne diell a ne te ftohte nga zyra e te bej nje fushate te tere dy muaj jo per vota, po per te degjuar keta njerez e mesuar prej tyre gjera qe ti as e ke dot idene cfare jane e si mesohen ne kete rast… Po vetem nje mendje e mbyllur sa nje berthame qershie, mund te imagjinoje se e gjitha kjo u beka per t’u tallur! Hajde mendje hajde.

Komentuesi: Te veshe drejtesi ne shqiperi! Duhet te jessh PA farefis & edhe shoke!!! ZOTI KRYEMINISTER!!!

Edi Rama: Te vesh drejtesi ne Shqiperi duhet te reformosh sistemin e drejtesise e ta pastrosh nga llumi njehere, sic po bejme! Pastaj vjen vete drejtesia po kur nuk u be reforma 25 vjet po vetem u mblodh llumi ne gjykata e prokurori, s’kemi asnje rruge tjeter vecse te ecim perpara me zbatimin e reformes e te bejme durim per te marre frytet e saj

Komentuesi: Zoti Kryeminister ata punonjesqe ke neper zyra qeveritare punojne sikur e kane pronen e vet zyren ku ata punojne verifikoje pak ju lutem e kam fjalen per ne Korce ,, Suksese !!!!

Edi Rama: Ata punonjes jo qe kam, po qe kemi te gjithe bashke prej dekadash neper zyrat e shtetit, i sjellin ne terezi vetem reformat e shtetberjes, te cilat duan kohen e tyre dhe beteja e perbashket, ne kohe reale, ku cdo qytetar ka te dore platformen shqiperiaqeduam.al per te zgjidhur hallin e vet e per t’i degdisur nga zyrat kedo qe e ka penguar zgjidhjen! Ja keshtu

Komentuesi: Për Respektin qe kam per ju Zoteri Rama por Kjo me Duket si nje lloj Fushate Para Fushate nuk esht e Sinqert mos hy ne Thesin e Politikajve Llaskuc!!! vazhdo Puno

Edi Rama: Te duket gabim, kete do ta bejme cdo vit ne fund te cdo sesioni te legjislatures, po une nuk i ve faj askujt qe e paragjykon se s’jemi mesuar te shohim ministrat e deputetet ne takime me popullin jashte 2 muajve te fushates elektorale!

Komentuesi: Na jep llogari per 70% taksa per naften e benzinen qe na mer per 1 liter

Edi Rama: Ku e gjete kete 70% apo 7X7 u bene 70 nga 42 qe ishin?

Komentuesi: Jepja pak microfoni ati qe lufton me pushk mo

Edi Rama:  

Komentuesi: bej ndonje gje te hairit per kete vend te mjeruar

Edi Rama: Ketij vendi te mjeruar i merr te keqen ti Kleant, ky eshte vend i bekuar qe ra ne duar te keqija per shume e shume vite me radhe dhe po e merr veten pak nga pak, e do te ngrihet e behet sic e duam me shume pune, me shume sakrifica e me shume durim! 



Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës