Nga dita e sotme Lance Armstrong nuk është asgjë më shumë se një njeri i thjeshtë, pasi zyrtarisht ka humbur shtatë titujt e fituar në Turin e Francës. Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit pas disa ditësh diskutime ka marrë vendimin për t'i hequr amerikanit titujt e fituar nga viti 1999 deri më 2005.
Vendimi i UCI-it do të thotë që ka lanë në fuqi vendimin e USADA-s, në ditën që pritej nëse UCI do të mbështeste ndëshkimin apo ta apelonte në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Disa ditë më parë Agjencia Amerikane Anti - Doping vendosi të mos i njihte Armstrongut titujt e fituar.
Pas vendimit për t'i hequr titujt , nuk kishte si të mos reagonte edhe presidenti i UCI-t, McQuaid deklaroi se Armstrong nuk ka të ardhme në çiklizëm. "Ky sport nuk ka të ardhme për Lance Armstrong, UCI nuk i njeh shtatë titujt e fituar nga amerikani nga viti 1999-2005 në Turin e Francës".
Agjencia Amerinake Anti - Doping zbuloi një metodë mjaft të rafinuar për përdorimin e substancave të ndaluara, që kishte përdoruar ciklisti, duke sjellë edhe një skandal botëror. Nga ajo që ka deklaruar më parë protagonisti kryesor i skandalit, Armstrong është shprehur se nuk do të apelonte vendimin.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com