Veliaj i bashkohet nismës në mbështetje të ish-përfaqësuesve të UÇK-së: Ata që bënë realitet përpjekjet për liri do dalin ballëlartë

Veliaj i bashkohet nismës në mbështetje të ish-përfaqësuesve të UÇK-së: Ata që bënë realitet përpjekjet për liri do dalin ballëlartë

ERion Veliaj

 “Liria ka emër, UÇK” është një ndër nismat që është kthyer në virale në rrjetet sociale në mbështetje të ish-përfaqësuesve të UÇK që janë thirrur në Hagë. Kësaj nisme i është bashkuar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj I cili ka pritur në zyrën e tij, bashkë me Pandeli Majkon, disa prej organizatorëve të saj, si Eliza Hoxha, regjisoren Burbuqe Berisha. Veliaj thekson se gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri.

“Me shoqen time të mirë Eliza Hoxha, regjisoren Burbuqe Berisha, e Pandi Majko, i cili qëndroi pranë Kosovës gjatë kohërave të vështira, kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë. Liria e pavarësia ishin ideali i vetëm i luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri. Liria ka emër e ky emër është gravurë në gjakun e mijëra të rënëve për liri e të gjallëve që e çuan në vend amanetin”, shkruan Veliaj.

Në një kohë që drejtuesit e luftës së UÇK-së po përballen në Hagë, në Shqipëri dhe në Kosovë po dalin fakte të reja, të cilat implikojnë kreun e PD, Basha, si pjesë e grupit hetimor të Hagës që inspektoi zonën verilindore të Shqipërisë, pas akuzave të pabaza të Dick Marty dhe Carla del Ponte për krimet e luftës së UÇK-së kundër Serbisë dhe për akuzat e gritura ndaj tyre me të ashtuquajturën Shtëpi të Verdhë në Gurrë të Matit.

Basha rezulton se ka qenë pjesë e grupit që ndërtoi dosjen për Fatmir Limajn, për Haradin Balën dhe Isak Musliun! Përkthimet për pjesëtarët e kësaj zyre kanë nisur nga hetimet e Fatmir Limajt e deri tek “Shtëpia e Verdhë” në Kukës. Antropologu peruan Jose Pablo Baraybar, që ka qenë pjesë e ekipeve hetimore, është shprehur publikisht se Basha ka qenë përkthyes gjatë hetimit të çështjes së “Shtëpisë së Verdhë”, që ka rezultuar në deklaratat famëkeqe të ish-kryeprokurores Carla Del Pontes dhe tek raporti i Dick Marty’t.

Gjithashtu, Milaim Bellanica që filmoi 22 vite më parë masakrën e serbëve mbi civilët në Krushë të Madhe, ka deklaruar publikisht se kasetën-provë ia ka dorëzuar Lulzim Bashës, që punonte asokohe në UNMIK të Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë