Kompania amerikane, SpaceX, ka deklaruar se ajo do të realizojë udhëtimin e parë turistik rreth Hënës në vitin 2018 dhe se dy turistët e parë tashmë kanë paguar për biletat e tyre.
“Ky udhëtim është një mundësi për njerëzimin për tu rikthyer në hapësirën e thellë, për herë të parë pas 45 vitesh”, është shprehur Elton Musk, CEO i kompanisë SpaceX.
Ai gjithashtu ka shtuar se realizimi i këtij udhëtimi është bërë me anën e një bashkëpunimi të ngushtë me NASA-n, dhe sipas tij shpejtësia e udhëtimit të anijes, e cila do të ketë në bordin e saj dy turistët e parë të hapësirës, do të jetë shumë herë më e madhe se ajo që anijet e tjera të eksplorimit të hapësirës
kanë mundur të arrin.
Nga ana tjetër, Musk nuk ka zbuluar emrat e dy personave të cilët kanë paguar tashmë për këtë udhëtim, por ka shtuar se udhëtim nuk do të përfshijë një ulje në sipërfaqen e Hënës.
Për sa i përket rrezikut që paraqet një mision i tillë për dy turistët, Musk është shprehur se është bërë gjithçka që ai të minimizohet.
“Dy personat që kanë paguar për këtë udhëtim, i njohin rreziqet që do të përballen, nuk janë naiv. Kemi bërë gjithçka për të minimizuar rrezikun, por ai nuk është zero”, tha miliarderi.
Misioni i fundi në të cilin janë përfshirë astronaut, i kryer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është zhvilluar në fillimet e viteve 1970. Që prej asaj kohe asnjë astronaut i NASA-s nuk ka shkelur në sipërfaqen e hënës.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com