Udhëtimi në majën më të lartë të Botës

Udhëtimi në majën më të lartë të Botës
Udhëtimin në majën më të lartë të në malin Everest i mundësuar nga National Geographich ka bërë të mundur të shuhajë kureshtjen e të gjithë të apasionuarve të aplinizmit. Ekspedita që zgjati dy muaj kishte për qëllim që të ripërsëriste ngjitjen historike që u krye në vitin 1963 nga National Geographic e cila u sponsorizua nga American Mount Everest Expedition, thuajse rreth 50 vite pas ngjitjes së parë Amerikane në majën më të lartë të Botës. Alpinisti Conrad Anker dhe fotografi Cory Richards morën riskun për të marrë rrugën më të vështirë të ngjitjes e cila është rruga nga Perëndimi i kreshpave majës së malit. Në të njëjtën kohë një tjetër skuadër ka ngjitur anën tjetër të majës së Everestit e cila është ana veriore e malit. Gjithashtu shkrimtari i National Geographic është ngjitur në kreshtat e anës jugore. Siç është përshkruar edhe nga ekspertët një alpinizëm i të tilla përmasave, rallë herë ndodh dhe mbetet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në të gjithë histrinë e alpinizmit.


(fd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie për plagosje, në pranga Kevin Cungun! Përdhunoi një 15-vjeçare

Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie për plagosje, në pranga Kevin Cungun! Përdhunoi një 15-vjeçare