Udhëzime për përdorimin e
duhur të medikamenteve

Udhëzime për përdorimin e<br />duhur të medikamenteve
1 . Përdorni medikamente vetëm nën udhëzimin e mjekut
Merni medikamente vetëm nëse ju janë përshkruar nga mjeku dhe jo sepse ju janë këshilluar nga një i afërm, një shok apo, sepse keni dëgjuar për të në televizor a keni lexuar informacione në revista e internet.
Edhe në rastet kur blini barna OTC (që mund të merren pa recetë) gjithsesi kërkoni këshilla nga mjeku ose farmacisti.

2. Duhet të jeni të informuar dhe të ndërgjegjshëm për kurën që po bëni
Mos hezitoni t’i kërkoni mjekut të gjitha informacionet mbi barnat që duhet të merni, përfshi efektet anësore apo mundësitë për ndërveprime me barna të tjera, produkte erboristerie e fitoterapeutikë, pije apo ushqime.
Nëse nuk arrini të kuptoni shpjegimet, nuk duhet të druheni të kërkoni sqarime me terma më të thjeshta. Mjeku apo farmacisti janë miqtë dhe këshilltarët tuaj dhe është e drejta juaj të kërkoni ndihmën e tyre.

3. Flisni hapur dhe lirshëm me mjekun
Kur shkoni te mjeku duhet të merrni me vete listën e barnave që jeni duke përdorur (mundësisht me fletën përshkruese), përfshi ato të udhëzuara nga mjekë të tjerë. Vijeni në dijeni nëse jeni duke përdorur produkte homeopatike, erboristerie, fitoterapeutike, integratorë apo preparate të tjerë të blerë në dyqane të specializuara; informoheni nëse jeni shtatzënë, me fëmijë në gji ose mendoni të jeni së shpejti.

4. Informoheni mjekun nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti
Në rastet e shtrimit në spital duhet që gjithmonë të informoni mjekun apo infermierët nëse jeni alergjik ndaj ndonjë bari, produkti ose materiali tjetër dhe nëse keni shfaqur intolerancë ndaj ndonjë ushqimi.

5. Informoheni mjekun mbi shqetësimet e shfaqura gjatë kurës
Nëse gjatë kurës shfaqen shqetësime, për të cilat mjeku nuk ju ka vënë në dijeni, lajmëroheni menjëherë: mjeku do t’iu udhëzojë si duhet të silleni.

6. Respektoni indikacionet e dhëna nga mjeku
“Medikamenti i duhur, pacientit të duhur, në dozën e duhur, në momentin e duhur”. Kontrolloni gjithmonë që medikamenti i marrë është ai i përshkruar e në sasinë e përcaktuar nga mjeku. Nëse ngatërroni barnat apo sasinë, para se të ndërmerrni ndonjë veprim, këshillohuni me mjekun. Nëse harroni të pini një bar mos e dyfishoni sasinë në orarin pasardhës. Shtoni ose zvogëloni dozën e barit vetëm nëse jua këshillon mjeku.

7. Bëni kujdes nëse duhet të merni më shumë se një medikament
Nëse ju janë përshkruar më shumë barna për sëmundje të ndryshme drejtojuni
mjekut ose farmacistit për problemet që mund të keni në mbajtjen mend të
emrave dhe orareve të përdorimit. Kështu farmacisti mund t’ju ndihmojë duke shkruar
në kapakun e çdo bari përdorimin dhe orarin e duhur, përfshi një përsëritje të të gjitha udhëzimeve në lidhje më kurën tuaj.

8. Mos ndërhyni në recetën e mjekut apo kurën e këshilluar duke u bazuar në mendimin apo eksperiencën tuaj
Gjatë shtrimit në spital duhet patjetër të informoni mjekun ose infermierin se çfarë medikamentësh po përdorni e për të evituar reaksione mos përdorni barnat që mund të keni sjellë nga shtëpia eshte mjekut qe duhet te rikonfirmojë, zëvendësojë ose ndryshojë kurën.

9. Mbajini medikamentet në mënyrë të sigurtë
Në shtëpi konservoni medikamentet në një vend të thatë, larg dritës ose nëse
kërkohet në frigorifer e larg vëmendjes së fëmijëve. Largojini e ndajini në mënyrë të dukshme barnat me ambalazh ose emër të përafërt që mund të ngatërrohen lehtë. Barnat për fëmijë ndajini nga ato për të rritur. Mos i lini blisterat, tabletat e vetmuara ose flakonet të hapura në vende jo të përshtatshme, pa ambalazhet vetjake origjinale e me fletët përshkruese përkatëse brenda. Për kolirët (barna për përdorim në sy), shurupët dhe solucionet në flakonë jo monodozë është e nevojshme të shënohet në ambalazh dita e parë e hapjes dhe dita e përdorimit të fundit. Para se të përdorni një bar të pranishëm në minifarmacinë e shtëpisë kontrolloni skadencën, nëse është ruajtur në mënyrën e duhur dhe ndryshime të mundshme të erës apo ngjyrës. Nuk duhet ti vendosni barnat në makinë, sidomos gjatë verës apo nëse është ekspozuar në diell. Gjatë verës nëse duhet të udhëtoni, qoftë gjatë lëvizjeve të shkurtra, i transportoni barnat që kanë nevojë për një temperaturë të caktuar ruajtjeje në termusa specifikë; nëse udhëtoni me avion, merini gjithmonë me vete në çantën e dorës.

10. Nëse kujdeseni për dikë të sëmurë, mos hezitoni të kërkoni ndihmë
Nëse kujdeseni në shtëpi për dikë të sëmurë, tregoni shumë kujdes për barnat që duhet të merrni, duke ndjekur me rigorozitet çdo udhëzim të dhënë nga mjeku: nëse keni vështirësi apo paqartësi duhet të bisedoni me të afërmit e mjekun sa më shpejt.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza