Udhëzimi i MASH: Shkollat private
të raportojnë çdo regjistrim

Udhëzimi i MASH: Shkollat private<br />të raportojnë çdo regjistrim
TIRANE- Shkollat private të sistemit parauniversitar duhet të ndjekin rregulla strikte, për pranimet e reja. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës udhëzon të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale, që të mbajnë kontakte të vazhdueshme me të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar privat, si dhe të bashkëpunojnë me to për realizimin e planeve mësimore, programeve mësimore si dhe veprimtarive jashtëshkollore që organizon vetë shkolla, apo edhe atyre rajonale e kombëtare.

“Drejtoritë arsimore duhet të kërkojnë një raportim të hollësishëm për numrin e nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, sidomos atij parashkollor. Institucionet arsimore parauniversitare private duhet të zbatojnë me korrektësi detyrimet ndaj drejtorive arsimore në lidhje me numrin e nxënësve dhe listën e mësuesve, sipas statistikave të miratuara, certifikatën e regjistrimit në organin tatimor, planin vjetor të shkollës sipas formatit të parashikuar”, - thuhet në udhëzimin e MASH-it për nisjen e vitit të ri shkollor që tashmë u është shpërndarë të gjitha shkollave të vendit.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës u kërkon shkollave private që të bëjnë kujdes me transferimet e nxënësve, pasi nëse shkelin ligjin do të ndëshkohen deri me heqje licence. “I lutemi të gjithë administratorëve dhe drejtorëve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme private që të bëjnë kujdes me transferimet e nxënësve. Për këtë ju lutemi të ndiqni dispozitat normative në fuqi dhe udhëzimet e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Në të kundërtën do të dëmtoni nxënësit dhe do të ndëshkoheni për shkelje të ligjit deri në pezullim të licencës”, - thuhet në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe të shkencës, e cila u drejton një apel drejtuesve të shkollave private.

Shkrimi u publikua sot (15.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)


 
Shkrimi u publikua sot (15.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/vret-gruan-p-r-t--v-n--autoritetin-si-burr--s--39-m--vinte-ushqimin-p-rpara-177068.html#sthash.3Itj2LUb.dpuf

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Begaj pret ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut: Thellim i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve

Begaj pret ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut: Thellim i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve