TIRANE- Për tu ardhur në ndihmë pensionistëve, invalidëve, punonjësve apo individëve që marrin ndihmë ekonomike dhe shtresave të tjera në nevojë, ka ndryshuar procedura për marrjen e kompensimit të energjisë elektrike.
Në një udhëzim të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Ministrit të Financave dhe Ministrit të Energjisë zyrtarizohet shtyrja e afatit për dorëzimin e dokumentave deri në 25 qershor 2015. Sipas udhëzimi kompensimi i diferencës së çmimit të energjisë elektrike për shkak të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 KëH, fillon nga data 1.2.2015 dhe i përgjigjet energjisë elektrike të shpenzuar nga data 1.1.2015.
“Me qëllim që gjenerimi dhe pagesa e kompensimeve në favor të përfituesve të kryhet pa krijuar shqetësime, fillimisht nga ISSH-ja, si dokumente që përcaktojnë të drejtën e përfitimit janë të vlefshme ato dokumente të cilat shërbejnë për dhënien e kompensimit sipas vendimit të Këshillit. Rideklarimi për efekt të përfitimit të kompensimit sipas VKM nr. 8/2015 dhe vlerësimi i kushteve për vazhdimin e kompensimit do të bëhet brenda tre muajve nga fillimi i pagesave.
/Shqiptarja.com