Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka nxjerrë një udhëzim të ri mbi aktivitetin e autoshkollave për përgatitjen e kandidatëve për drejtues mjeti. Ministria e Transporteve në vazhdën e një strategjie që ka nisur për rregullimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe ristrukturimin e tyre sipas standarteve të Bashkimit Europian ka përcaktuar kriteret e reja për autoshkollat. Në këtë udhëzim specifikohen kushtet që duhet të plotësojnë autoshkollat për t’u licensuar por edhe për të funksionuar në vazhdim.