Udhëzuesi, si do aplikohet
për pranimet në universitet
Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin e plotë për pranimet në universitete. Në udhëzimin nr 15, datë 19.05.2017, përcaktohen procedurat dhe afatet e aplikimit dhe regjistrimit në universitete.
Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin e plotë për pranimet në universitete. Në udhëzimin nr 15, datë 19.05.2017, përcaktohen procedurat dhe afatet e aplikimit dhe regjistrimit në universitete.
Raundet e garës do të jenë dy dhe regjistrimet me faza 48-orëshe, ndërsa ndryshe nga vjet lihet e hapur mundësia e çregjistrimit për një degë më të preferuar. Për gjithë procedurën do të kujdeset sërish Agjencia Kombëtare e Provimeve.
AplikimiLidhur me kushtet e aplikimit, janë katër kritere që duhet të plotësojë një maturant, me qëllim që të bëhet pjesë e garës për të fituar një degë në universitetet publike a private. Përfundimi me sukses i shkollës së mesme të përgjithshme a profesionale është kushti i parë i ndjekur nga nota mesatare minimalisht 6, e vendosur me vendim të Këshillit të Ministrave.
Kriteret e vendosura që në muajin janar nga universitetet përcaktojnë kushtin kryesor për të aplikuar në një degë të caktuar, ndërsa ndjekja e studimeve paralelisht në dy degë studimi nuk lejohet për të gjithë (vetëm për ekselentët). Gara do të zhvillohet në dy raunde, për të parën maturantët do të mund të aplikojnë nga data 20-29 korrik, ndërsa në harkun kohor të një muaji duhet të shpallen fituesit.
Raundi i dytëAplikimet për raundin e dytë do të bëhen brenda nga jave, nga 15-22 shtator, ndërsa lista e dytë e fituesve do të shpallet më 30 shtator. Çregjistrimi një ditë pasi maturanti ka parë emrin në listën e fituesve, që më 29 gusht mund të shkojë në sekretarinë e shkollës për të bërë direkt regjistrimin me dokumente. Është menduar që kjo periudhë deri më 11 shtator të bëhet me 7 faza regjistrimesh 48-orëshe, duke zhvendosur aq herë vizën e kuqe deri në plotë- simin e kuotave bosh.
Fituesit që nuk u regjistruan brenda afateve humbasin të drejtën e studimit, por mund të aplikojnë për raundin e dytë. Brenda 13 shtatorit shpallen kuotat e lira. Mundësia e çregjistrimit për ata që nuk janë të bindur për zgjedhjen që kanë bërë është vetëm data 12 shtator. Udhëzuesi i publikuar është firmosur nga Lindita Nikolla në ditën e largimit nga posti.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.2%
-
Të gabuar
46%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 11034
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit
27 Shtator, 18:57
-
Jakin Marena: Salianji në burg, tremben Berisha e Meta, erdhi radha?!
27 Shtator, 18:44
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli sulme të reja në jug të Bejrut-it! Media: Objektivi ishte lideri i Hezbollahut (VIDEO)
27 Shtator, 18:30
-
Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus
27 Shtator, 18:09
-
Idajet Beqiri: Salianji bëri akt të turpshëm! Ndryshuan zërin dhe ofruan 300 mijë euro! Si nuk u skuqet faqja?
27 Shtator, 18:02
-
Njihej për rolet e saj në 'Harry Potter' dhe 'Downton Abbey', ndahet nga jeta aktorja Maggie Smith
27 Shtator, 17:43
-
VIDEO/ Momenti kur Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës
27 Shtator, 17:40
-
Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës: Betejë që nuk përfundon, do t’i çmontojmë banditët
27 Shtator, 17:36
-
Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës
27 Shtator, 17:25
-
Salianji del nga selia e PD për t’u dorëzuar: Do përballem me regjimin aty ku e kanë kërkuar, refuzova ngujimin
27 Shtator, 17:23
-
Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës
27 Shtator, 17:16
-
Aksident në Vlorë! Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal! 2 të plagosur
27 Shtator, 17:16