Udhëheqësi i ri i NATO-s zotohet të rrisë mbështetjen për Ukrainën

Udhëheqësi i ri i NATO-s zotohet të rrisë mbështetjen për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili mori drejtimin e aleancës këtë javë, u zotua gjatë një vizite në Ukrainë të enjten se do t’i jepte përparësi mbështetjes për Kievin. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, drejtuesi i ri i aleancës përballet me sfida të vështira.

Tre ditë pas marrjes së detyrës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi Kievin për të dhënë një mesazh të qartë. “NATO-ja e mbështet Ukrainën”.

Ukraina kërkon të përdorë raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva brenda Rusisë. Por kjo kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë, nga frika e përshkallëzimit me Moskën. Zoti Rutte sqaroi qëndrimin e tij.

“Goditja e avionëve dhe raketave luftarake ruse para se të përdoren kundër infrastrukturës civile të Ukrainës, mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u pyet nga gazetarët nëse druhej se vendi i tij po largohej nga vëmendja botërore mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Alternativa më e mirë për të mos e harruar Ukrainën është furnizimi me armë dhe dhënia e lejes së duhur”, tha presidenti ukrainas.

Përmbushja e këtyre kërkesave nuk do të jetë e lehtë. Më 5 nëntor votuesit amerikanë do të zgjedhin një president të ri, republikanin Donald Trump ose demokraten Kamala Harris. Zoti Rutte tha se do të punonte me udhëheqësin e ardhshëm amerikan.

Zëri i Amerikës bisedoi me analisten Armida van Rij, hulumtuese në Institutin Mbretëror për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Londër që njihet gjithashtu si “Chatham House”.

“Ekziston një rrezik real për Ukrainën, që zoti Trump mund të përpiqet që ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet përpara Rusisë, çka do të ishte e rrezikshme për sigurinë evropiane. Sfida e dytë është se edhe nëse Nënpresidentja Harris do t’i fitonte zgjedhjet, ajo mund të përballet me një Kongres të ndarë dhe mund ta ketë të vështirë miratimin e ndihmës për Ukrainën”.

Dy variantet kërkojnë shtimin e ndihmës ushtarake nga aleatët evropianë të NATO-s. “Sfida qëndron, sepse shumë vende kanë boshatisur rezervat e tyre”, thotë analistja Rij.

Kremlini tha se Presidenti Vladimir Putin e njihte mirë zotin Mark Rutte që nga koha kur shërbente si kryeministër i Holandës.

“Në atë kohë kishte shpresa për ndërtimin e marrëdhënieve të mira pragmatike. Ajo që pasoi ishte politika sfiduese e Holandës duke përjashtuar të gjitha kontaktet me Rusinë. Nuk mendojmë se politika e aleancës do të ketë diçka të re apo të rëndësishme”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Zoti Rutte merr drejtimin e aleancës ndërsa ajo përballet me një Kinë gjithnjë e më sfiduese.

“Në lidhje me Kinën, ka ende disa aleatë që ngrenë pikëpyetje mbi përfshirjen në Indo-Paqësor”, thotë analistja Armida van Rij.

Zoti Rutte ka thënë se do të përpiqet të forcojnë partneritetet e NATO-s me aleatët jashtë aleancës, ndërsa ajo përshtatet me një botë gjeopolitike gjithnjë e më të ndërlidhur.?/VOA

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 06/10/2024 20:11

    Tani qe e mori ky do bej namin si beri ai para ketij , problemi eshte se perendimoret nuk e kuptojne akoma qe bota nuk eshte me unipolare por multipolare dhe per kete po sakrifikojne Ukrainen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit