Udhëheqësi separatist moldav bën thirrje për gatishmëri ushtarake

Udhëheqësi separatist moldav bën thirrje për gatishmëri ushtarake

Vadim Krasnoselsky

Udhëheqësi i rajonit separatist pro-rus të Moldavisë dhe Presidenti i Transdniestria, Vadim Krasnoselsky, u bëri thirrje institucioneve të saj të mbrojtjes dhe inteligjencës që të mbajnë një "nivel të lartë gatishmërie ushtarake" dhe të zhvillojnë stërvitje të rregullta për këtë qëllim.

Transdniestria u shkëput përpara rënies sovjetike të vitit 1991 dhe luftoi kundër shtetit të ri të pavarur, një nga vendet më të varfra të Evropës që shtrihet midis Ukrainës dhe Rumanisë. 

Por tensioni është rritur që kur qeveria e Moldavisë vendosi një detyrim në Vitin e Ri për importet dhe eksportet, pjesë e përpjekjes së saj për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. 

Rajoni, i varur nga ndihma nga Moska, thotë se detyrimet dëmtojnë bizneset e tij dhe Krasnoselsky e ka denoncuar atë si një "taksë mesjetare", raporton Reuters.

"Ministria e Sigurimit të Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes janë udhëzuar që të mbajnë rregullisht stërvitje dhe të rrisin sigurinë në kufijtë shtetërorë përmes mjeteve teknike moderne", tha presidenti i Transdniestrisë, Vadim Krasnoselsky.

Institucioneve kyçe iu tha të ishin "gjithnjë e më proaktive" në kundërshtimin e kërcënimeve ushtarake dhe aktiviteteve terroriste dhe ekstremiste.

"Kjo është për sot, tani", tha Krasnoselsky. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe Ministrinë e Brendshme dhe organet e sigurimit shtetëror”.

Nga ana tjetër Presidentja pro-evropiane e Moldavisë, Maia Sandu, ka denoncuar pushtimin rus të Ukrainës, ndërsa Moska e akuzoi atë për futjen e një atmosfere rusofobie në vend.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës