Udhëtime... prapa në kohë

Udhëtime... prapa në kohë

Mjetet e transportit ndërkombëtar në Shqipëri të çojnë përpara në hapsirë, por mbrapa në kohë. Cilësia e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Italisë (nga ku vijnë shumë sipërmarrës, studentë e mallra) është kthyer 15 vite pas. Pas boom-it të trageteve të linjës dhe mbërritjes së kompanive të mëdha të prezantuara me pompozitet nga ministri i radhës, tashmë shumë janë larguar, dhe ata që kanë mbetur janë shumica kioska lundruese me të cilat po të udhëtosh mes kërcitjeve të llamarinave, papastërtive dhe restoranteve në bord me ushqim të vjetër, janë të frikshme. Pyetja është: Si shpjegohet që autoritetet shtetërore nuk ndërhyjnë për të bllokuar këto anije që janë poshtë çdo limiti sigurie dhe cilësie?


Pastaj nëse dikush dëshiron të marrë një avion është akoma më keq: Nëse përjashtojmë kompanitë e mëdha që kanë pak udhëtime të përqëndruara në kryeqytet e mëdha europiane (ato të frekuentuara nga politikanët tanë) me kostot e biletave që janë më të lartat e rajonit, pjesa tjetër e lidhjeve ajrore mbulohet nga kompani kioska që në pjesën më të madhe të rasteve bëjnë vonesa prej 4 apo 5 orësh, ose anullojnë fluturimet pa asnjë paralajmërim. Dje arritën deri aty sa një avion i nisur nga Tirana me 6 orë vonesë, në vend që të ulej në Milano, për arsye të mistershme, në vend që të shkonte në Milano, u ul në Torino, duke detyruar 120 pasagjerët e pafat të bënin edhe 4 orë të tjera udhëtim me autobus. Një tjetër skandal ky që përsëritet çdo javë, përballë të cilit Ministria e Transporteve nuk reagon fare. Atëherë ka vetëm dy hipoteza: ose autoritet kontrolluese janë të paafta, ose janë të korruptuara.

Të kujtojmë që në vitet e para të demokracisë, kompanitë ajrore dhe detare bënin garë me njëra-tjetrën për të mbuluar boshllëkun e lidhjeve me Shqipërinë që izolimi komunist kishte krijuar. Gjatë të cilit, megjithatë, mund të fluturoje mes Tiranës-Barit-Parisit në boeing të mrekullueshëm të Air Francë.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë