'Charteri'/ PD sërish akuza Ballës: Ku i gjeti 30 mijë euro për avionë? Deputeti i PS: Padi edhe për Strazimirin

Partia Demokratike ka vijuar akuzat në drejtim të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një konferencë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Gent Strazimiri, ka thënë se Balla hesht dhe nuk jep shpjegime lidhur me paratë që sipas PD, Balla ka shpenzuar për udhëtime me Charter me biznesmenin e dënuar për trafik droge, Edmond Bego. Strazimiri ka thënë sot se opozita nuk do të bëhet fasadë e qeverisë.

Deklarata e plotë:

As në Bruksel, as në Tiranë, opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës, për t’u bërë fasada e pushtetit absolut të krimit të organizuar.

Taulant Balla u vetëshpall njeriu i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por krahu i djathtë i Edi Ramës nuk ka dhënë akoma asnjë përgjigje për 57 udhëtimet në Europë me Edmond Begon, mikun e tij trafikant ndërkombëtar droge.

Taulant Balla, i cili jep opozitës leksione europianizmi, nuk ka shpjeguar akoma se ku i ka gjetur lekët për të udhëtuar me charter bashkë me Edmond Begon. Ligji e ndalon Taulant Ballën të marrë dhuratë mbi 100 mijë lekë, ndërkohë që 1 udhëtim me charter kushton të paktën 30 mijë euro.

Taulant Balla nuk u ka thënë shqiptarëve sesi Edmond Bego ka marrë të paktën 14 milionë euro nga tenderat dhe punët publike, pavarësisht se ligji shqiptar i ndalon një të dënuari për trafik droge të marrë pjesë në tendera publikë. Vetëm 3 nga tenderat që Edmond Bego ka marrë gjatë këtij viti janë në zonën elektorale të Taulant Ballës.

Taulant Balla, nën akuzë publike për pastrimin e 3.4 milionë eurove të dërguara me Toyota Yaris, nën akuzë publike për praninë e tij në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut, është fytyra më e papërshtatshme për të përfaqësuar në Bruksel aspiratën europiane të shqiptarëve të ndershëm.

As në Bruksel, as në Tiranë, opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës, për t’u bërë fasada e pushtetit absolut të krimit të organizuar.

 PD prej një jave akuzon kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla se ka udhëtuar mbi 18 herë me avionë charter me Begon. Deputeti Ervin Salianji, është paditur nga Balla i cili kërkon një dëmshpërblim prej 1 milionë lekë të reja.

17:25/ Akuzat e PD, reagon Balla: Padi edhe për Strazimirin, iu bashkua radhës së shpifësve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas akuzave të PD, lidhur me 25 udhëtime jashtë Shqipërie me biznesmenin e dënuar për trafik droge, Edmond Bego.

Në një status në Facebook, Balla njofton se pas Salianjit dhe Boçit, për këtë çështje do të paditet edhe deputeti demokrat, Gent Strazimiri.

Reagimi i plotë

Pas depozitimit të kallzimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mësova se të kallzuarve të sotëm u ishte shtuar me vullnetin e tij të plotë prej shpifësi, Gent Strazimiri. Të cilin ju informoj publikisht se do ta bashkoj me shokët e vet në radhën e shpifësve të kallzuar prej meje. Plani i kontributeve nga xhepat e shpifësve për Fondin e Edukimit, ecën për bukuri. Mirëpresim shpifësin e radhës

Taulant Balla, deputet i PS

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli