Të gjithë ata që do të shkojnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë të detyruar të paraqesin test negativ COVID-i për ata që hyjnë. Njoftimi është dhënë nga ambasada britanike në Tiranë.
"Testimi i detyrueshëm për COVID-19 për udhëtimet në Britani! Nga java e ardhshme, të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në Mretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shtetasit britanikë, duhet të paraqesin një test negativ për #COVID19 të kryer deri në 72 orë përpara nisjes. Qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e reja do të ndëshkohen me një gjobe të menjëhershme me vlerë 500 £. Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridorit të udhëtimeve të Qeverisë Britanike, përfshirë këtu Shqipërinë, duhet të vetë-izolohen për 10 ditë, pavarësisht rezultatit të testit", thuhet në njoftim.
Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps i cila tha se qeveria “është e detyruar” të marrë këto masa, për shkak të një varianti të ri të koronavirusit, të identifikuar në Afrikën e Jugut.
Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme.
Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga COVID-19 me mbi 2.8 milionë të infektuar dhe mbi 78,000 viktima.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar se, nga 15 janari, në Angli do të jepen “qindra-mijëra vaksina” në ditë.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me nismën e PS për të zbuluar politikanët bashkëpunëtorë të ish-sigurimit?
-
PO
89.3%
-
JO
7.6%
-
NUK E DI
3.1%
Vota total: 3397
Lajme të tjera
-
Si po përdoret telemjekësia për të ndihmuar banorët ukrainas
11 Gusht, 22:40
-
Sulmet rreth centralit bërthamor në Zaporzhia/ Shefi i IAEA-s: Palët të na lejojnë sa më shpejtë të ndërhyjmë
11 Gusht, 22:30
-
Disa të rinj qëllojnë me kallashnikov në ajër në mes të pushuesve te lumi i Shalës! Policia: E ndodhur 2 vite më parë, po verifikojmë
11 Gusht, 22:27
-
Çfarë duhet të kenë kujdes gratë shtatzëna gjatë pushimeve
11 Gusht, 22:18
-
Moska në OKB: 'IAEA' duhet të shkojë sa më shpejt në centralin bërthamor në Zaporizhia! Ukrainasit të ndalin sulmet! Ka rrezik serioz
11 Gusht, 22:12
-
Kryeqyteti yt, i imi dhe i yni!
11 Gusht, 21:48
-
Takim që pritet në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit/ Stano: E ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga progresi në dialog
11 Gusht, 21:42
-
'Vendimtar' për trafikun e drogës drejt Italisë, cili ishte roli i ish shefit të policisë që u arrestua sot në grupin e Habilajve
11 Gusht, 21:41
-
'Blejnë toka në periferi dhe ndërtojne lagje në Tiranë', kë po paralajmëron Lorenc Vangjeli?
11 Gusht, 21:16
-
Nuk mund të flini? Ushqimet që luftojnë pagjumësinë dhe që të gjithë i keni në frigorifer
11 Gusht, 21:13
-
Ishte në kërkim, arrestohet ish shefi i policisë së Dhërmiut! GJKKO e dënoi me 12 vite burg për lidhjet me grupin e Habilajt
11 Gusht, 21:09
-
Artisti italian Fedez do të vijë në Tiranë për festivalin 'Sunny Hill', kërkesa e blogeres shqiptare: Merr edhe familjen
11 Gusht, 21:04