Një adoleshent, 15-vjeçar, me origjinë shqiptare është paraqitur para disa ditësh në stacionin policor Navile në Bolonja, duke kërkuar ndihmë dhe duke u shpjeguar atyre se babai i tij e kishte braktisur për shkak se ky i fundit nuk kishte para, me premtimin se do të ketë “një jetë më të mirë”. 15-vjeçari kishte mbërritur në Itali pak ditë më parë, të enjten e 19 tetorit, me një fluturim nga Shqipëria dhe ishte nisur për në aeroportin Malpensa të Milanos, i shoqëruar nga babai i tij, i cili më pas e kishte lënë vetëm adoleshentin.
Adoleshenti, i cili nuk flet italisht, por që gjithsesi arriti të kërkonte ndihmë nga policia duke përdorur përkthyesin automatik të Google (Google translete), trokiti në dyert e forcave të rendit mbrëmjen e së martës 24 tetor, rreth orës 19:00 me orën lokale, pasi kishte kaluar një natë në një park të qytetit. I riu, i cili u shfaq qartësisht i frikësuar nga përvoja që po përjetonte, por me shëndet të mirë, i tha policisë se ishte braktisur nga babai i tij, 46-vjeç.
Policia italiane arritën ta qetësonin djalin, i cili dëshironte t’i falenderonte të gjithë për mikpritjen dhe ndihmën e tyre. Ata e kanë dërguar 15-vjeçarin nën kujdesin e ndihmësve të Emergjencave Sociale të Bolonjës. Babai i 15-vjeçarit, megjithatë, siç konfirmoi policia u bë i pagjurmueshëm pas kthimit në Shqipëri në 24 orët në vijim, raporton media italiane.
Babai i 15-vjeçarit është denoncuar në Prokurori me akuzën për braktisje të të miturve dhe nxitja e emigracionit të paligjshëm.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
Itali/ Pasioni për lojërat e fatit tradhton shqiptarin anëtar të bandës së ‘skifterëve’! Me precedentë të shumtë penalë, kamerat e sigurisë e zbuluan
16 Shkurt, 21:20
-
Vajza e Silvio Berlusconit: Shpresoj që Trump të mos shkatërrojë Perëndimin
16 Shkurt, 20:55
-
Itali/ Shqiptari kapet duke trafikuar drogë te parkingu i spitalit, 33-vjeçari me precedentë të shumtë penalë
16 Shkurt, 20:33
-
Zgjedhjet/ Partia e Lirisë takim me Diasporën në Milano, Meta reagon nga qelia: Çdo votë e juaja është për rotacionin dhe ndryshimin, regjistrohuni!
16 Shkurt, 17:45
-
Itali/ Dhunimi i gruas zbulon mbi 3,2 kg kokainë dhe 13 mijë euro në banesën e punëtorit shqiptar! Nën akuzë edhe nëna, e ndihmonte në ‘biznes’
16 Shkurt, 17:35
-
E rëndë në Itali/ Foshnja 9-muajshe vritet nga pitbulli i shtëpisë teksa i ati ishte në gjumë! Babai gënjen para hetuesve: U sulmua nga një qen endacak
16 Shkurt, 16:14
-
Alban Daci: Emigrantët vetëm i kanë dhënë dhe e kanë lartësuar Shqipërinë dhe s'kanë marrë asgjë prej saj!
16 Shkurt, 16:03
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Engjëll Agaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali, Këshilli i Ministrave: Do kthehet në detyrë sapo të rikuperohet
16 Shkurt, 14:05
-
VIDEO/ Olly rrëmben fitoren e Sanremo, por publiku 'proteston'! Brohoritje për Achille Lauron dhe lotët e Giorgias (RENDITJA)
16 Shkurt, 07:50
-
I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari
15 Shkurt, 10:54