Udhëzimi i Jakovës për spastrimet
 e armiqve nga radhët e artistëve
Lista/ 28 artistët që u vunë në mbikëqyrje

Udhëzimi i Jakovës për spastrimet<br /> e armiqve nga radhët e artistëve<br />Lista/ 28 artistët që u vunë në mbikëqyrje
Gjithë fushata për spastrimin e artistëve me të shkuar të dyshimtë për regjimin komunist, kishte një pikënisje. Ishte pleniumi tetë i Kongresit të Parë të PPSH-së, nw tetor 1950, ku ishte ngritur zëri se në aparatin e shtetit kishin depërtuar elementë armiq. Pas kësaj në një mbledhje të përbashkët të këtij plenumi me qeverinë ishte marrë vendimi për të nisusr spastrimet. Të gjithë detajet e kësaj vale stapstrimesh na vijnë të detajuara përmes një dokumenti “tepër rezervat” të hartuar, firmosur e vulosur në fund nga Tuk Jakova. Letra e Tuk Jakovës jep udhëzime të hollësishme për Komitetin e Partisë Tiranë dhe ministrat, se si do të ndiqet hap pas hapi fushata për evidentimin e gjithë “elemntëve armiq”, siç i cilëson vazhdimisht në letër dhe më tej heqjen e tyre nga të gjithë pozicionet që mbanin.

Me rëndësi në këtë letër të Tuk Jakovës është udhëzimi që ai jep për të treguar konspiracion të madh, që të mos çmobilizohej puna dhe të mos hapej panik, e po ashtu për të treguar kujdes të madh të mos teprohej gjatë mbledhjes së të dhënave për ti cilësuar armiq edhe ata që ishin indiferentë ose të tjerë që mund të edukoheshin me kalimin e viteve. E cilësojmë me interes këtë pikë që Tuk Jakova jep porosi për ata që ishin indiferentë, pasi lista e artistëve që ishte përpiluar (publikuar nga shqiptarja.com një ditë më parë), në shumicën dërrmuese të saj, duke nisur me Marie Krajën, ishin indiferentë dhe “pa veprimtari armiqësore”.

E mëgjithëkëtë ishin hartuar biografitë e hollësishme dhe ishte dhënë urdhri për zëvendësim apo për pushim të menjëhershëm për 28 artistë të ish-Filarmonisë së shtetit. Për të dhënë më të qartë atmosferën e këtyre spastrimeve në vititn 1950, po e sjellim të plotë letrën “tepër rezervat” të Tuk Jakovës.

letra me logo 2
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç