Mbetësit
Të gjithë kandidatët të cilët nuk kanë arritur të marrin një notë kaluese në njërin prej provimeve të maturës shtetërore duhet të plotësojnë sërish formularin A1 dhe A1Z për të hyrë në procesin e maturës së këtij viti. Nga ana tjetër, kandidatët që në Maturën Shtetërore kanë zgjedhur për të dhënë tri lëndë provime me zgjedhje dhe kanë mbetur në dy prej provimeve duhet të zgjedhin vetëm një lëndë nga lista 24 lëndëve të publikuar në udhëzimin e djeshëm.
Po kështu, ata kandidatë që kanë kryer maturën 2012 dhe rezultojnë kalues në dy prej provimeve me zgjedhje duhet të pajisen me diplomën e maturës. Po çfarë do të ndodhe me kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 20-6 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare? “Kandidatët të cilët kanë marrë një dëftesë pjekurie para vitit 2006 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare, tu njihen dy nga provimet e detyruara që përputhen me D1 dhe D2, ose provimet e njëvleftshme me to, të njehsuara nga DAR/ZA-të. Përveç kësaj ata duhet të japin provimet me zgjedhje duke plotësuar formularin përkatës”, thuhet në udhëzimin e MAS.
Matura
Ketë vit matura do të jetë vetëm një proces dalës për përmbylljen e shkollës së mesme, ndërkohë që do të jenë universitet ato që do të pranojnë studentët sipas kritereve të përcaktuara. Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj gjatë prezantimit të Udhëzimit për Maturën Shtetërore ka treguar edhe mënyrën se si do të procedohet. “Matura Shtetërore 2016 është një maturë dalëse, e cila përmbyll ciklin e plotë të studimeve parauniversitare duke vendosur një standard të ri. Këtë vit, në udhëzimin e ri, nuk do të ketë atë që është quajtur ‘formula’ e maturës shtetërore, për arsye se pranimet në universitete do të bëhen nge vetë universitetet, në mbështetje të Ligjit të ri për Arsimin e Lartë, pjesë e universiteteve”, u shpreh Malaj.
Sipas saj, matura ka një peshë specifike, pasi niveli i notës mesatare dhe niveli i provimeve me zgjedhje, do të reflektohet në aplikimin e maturantëve për të hyrë në universitet. Gjithashtu, sipas saj, shumë i rëndësishëm është edhe formimi i grupimit të lëndëve, që universitetet do përcaktojnë për peshën specifike që ato do të kenë për maturantët. Zv/ ministrja e Arsimit deklaroi se brenda javës tjetër do të publikohet edhe Rregullorja e Maturës Shtetërore, ku do të përcaktohen detyrimet, të drejtat dhe penalitetet për maturantët.
Gjuha e huaj
Testi i gjuhës së huaj D3 do të hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor B1, ku përfshihet anglisht, gjermanisht, italisht dhe frëngjisht.
Provimi me zgjedhje
Maturantët në përcaktimin e dy lëndëve me zgjedhje duhet të kenë parasysh se numri i kreditove nuk duhet të jetë më i vogël se 8. Maturanti kur zgjedhe një lëndë të thelluar nuk mund të zgjedhë të njëjtën lëndë bërthamë.