Udhëzimi: Nga shtatori bizneset fatura me aplikacion të fiskalizimit! Ndëshkim kush thyen urdhrin...gjobë edhe qytetarëve pa faturë

Udhëzimi: Nga shtatori bizneset fatura me aplikacion të fiskalizimit! Ndëshkim kush thyen urdhrin...gjobë edhe qytetarëve pa faturë

Biznesi në vend përveç kapërcimit të dëmit financiar që po i shkaktohet nga pandemia e COVID-19, dhe rikuperimit të humbjeve, në muajin shtator do të punojë edhe me sistemin e ri të lëshimit të faturave. Ky sistem i ri i njohur si Fiskalizimi apo ligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, do të ndryshojë në tërësi mënyrën se si do të lëshohen faturat por edhe synon monitorimin në kohë reale të gjitha shitjeve dhe blerjeve të biznesit me konsumatorin, biznesin dhe shtetin, dhe biznes me biznes dhe vjen si një masë për të ulur informalitetin.

Ky sistem do të bazohet në aplikacione te reja dhe fut në përdorim faturën elektronike. Ndërkohë tashmë ministria e financave ka publikuar edhe udhëzimin me rregullat dhe kriteret që duhet të kenë parasysh bizneset në momentin e implementimit të këtij sistemi të ri. Aplikacioni i ri do të instalohet në pajisjet e tyre kompjuterike nga i cili do të mund të lëshojnë fatura elektronike, dhe çdo veprim që kryhet nga tatimpaguesi monitorohet në kohë reale nga administrata tatimore.

Tatimpaguesit që do të lëshojnë fatura janë:

1-      Persona fizikë dhe juridikë të cilët janë tatimpagues të tatimit mbi fitimin

2-      Personat që janë subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin

3-      Subjektet që paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar, përfshirë personat e tatueshëm, që i nënshtrohen regjimit të bizneseve të vogla sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i realizuar në vitin paraardhës ose në atë aktual.

4-      Po ashtu faturë duhet të lëshojnë edhe OFJ-të në momentin që kryejnë veprime ekonomike.

Ndërkohë bizneset do të duhet të kenë lidhje të përhershme në internet, si dhe zgjidhje të certifikuar software-ike, e cila realizon nënshkrimin elektronik duke përdorur një certifikatë elektronike. Po ashtu ky udhëzim zbatohet nga bankat, institucionet financiare jo-banka dhe subjektet e tjera që ofrojnë shërbime pagese të faturave elektronike.

Faturë nuk do të lëshojnë tatimpaguesit që merren me prodhim bujqësorë, nëse janë ose jo, subjekte të skemës së kompensimit në përputhje me ligjin e TVSH-së si edhe tatimpaguesit që shesin eta ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban brenda qytetit.

Por detyrimet nuk janë vetëm për tatimpaguesit por edhe për blerësin, i cili duhet ta mbajë faturën e lëshuar deri në 30 metra pas largimit nga vendi i ushtrimit të aktivitetit të shitësit, dhe me kërkesë të një punonjësi të autorizuar të administratës tatimore, blerësi duhet t’i tregojë faturën e lëshuar. Në rast se nuk ka faturën gjobitet me 1 mijë lekë të reja.

Në rast se subjektet nuk lëshojnë faturë gjobiten konkretisht:

a)      tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, dënohen me gjobë prej 25 000 lekësh

b)      tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe për TVSH-në dënohen me gjobë prej 50 000 lekësh

c)      tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit mbi fitimin dhe për TVSH-në dënohen me gjobë prej 75 000 lekësh.

d)       Personi, i cili ushtron veprimtari ekonomike tregtare i paregjistruar, dënohet me gjobë prej 50 000 lekësh.

(Kliko këtu për të lexuar udhezimin e Ministrise se Financave)

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefer daja: 11/04/2020 11:55

    Pra ate ndihme ( lemoshe) qe po jep tani qeveria do jua nxjerr prej hundesh ne shtator

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë