TIRANË- Ashtu siç kishte paralajmëruar, Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi ka publikuar udhëzimin se si do të bëhet testimi i punonjësve social. Më datën 2 tetor pritet të zhvillohet provimi, ku punonjësit do t’i përgjigjen një sërë pyetjesh, për punën që bëjnë dhe nivelin e kualifikimit që kanë.

Ata punonjës që nuk arrijnë rezultatet e  kërkuara do të merren masa nga disiplinore deri në largim nga puna. “Personeli i institucioneve të përkujdesit social publik, që do t’i nënshtrohet vlerësimit të njohurive, duhet të paraqitet në datën dhe vendin e caktuar me dokumentin e identifikimit.

Në rast se për arsye të rëndësishme, shëndetësore apo personale, të vërtetuara, personi nuk paraqitet në datën dhe vendin e caktuar për kryerjen e procesit të vlerësimit të njohurive, ai i nënshtrohet vlerësimit në një datë të ardhshme, e cila nuk do të jetë më vonë se 30 ditë.