Udhëzimi i ISSH-së/ Ish-ushtarakët, sa mund të përfitohet për pension të parakohshëm

Udhëzimi i ISSH-së/ Ish-ushtarakët, sa mund të përfitohet për pension të parakohshëm

Ish-ushtarakët

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar udhëzimin e plotë për përfitimin e pensionit të parakohshëm nga ish-ushtarakët. “50 për qind e pagës mesatare referuese mujore. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës mesatare referuese”, kjo është masa e pensionit që kanë përfituar dhe mund të marrin sot ish-ushtarakët.

Masa e pensionit

Për personat, që nuk kanë paguar kontribute suplementare, nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë. Në këtë rast, shuma e pensionit mujor të parakohshëm nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë të pleqërisë, plus 20 për qind të pagës referuese të muajit të fundit të punës. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ndërpritet kur përfituesi rikthehet në shërbimin aktiv.

Kur përfituesi i pensionit të parakohshëm punësohet në vende të tjera pune, që nuk lidhen me funksionin e tij të mëparshëm, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet sa një pension bazë. Në rastet kur karriera është ndërprerë, për shkaqet e përcaktuara, e drejta për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara për këtë përfitim, fillon pas 24 muajve.

Kushtet për çdo lloj pensioni

Për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ka disa kushte: për burrat duhen të mbushin moshën 47 vjeç dhe të kenë plotësuar jo më pak se 15 vite shërbimi. Për gratë, mosha 42 vjeç dhe jo më pak se 12 vite shërbimi.

Pension suplementar i pleqërisë

Ndërkohë, ligji parashikon edhe mundësinë e një pernsioni suplementar. Kushtet për përfitim: Personat që përfitojnë pension pleqërie sipas Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore në RPSH” dhe Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, i ndryshuar.

Pensioni suplementar familjar: Kushtet për përfitim: – Kur personat e familjes në ngarkim, përfitojnë pension familjar, sipas Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore në RPSH” dhe Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, i ndryshuar.

Pensioni suplementar familjar, për personat që humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj: Kushtet për përfitim: – Personat që humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione