Udhëtimi i tmerrit në Dibër! 20 persona në furgonin për 12 vetë! Telefonata që shpëtoi pasagjerët

Udhëtimi i tmerrit në Dibër! 20 persona në furgonin për 12 vetë! Telefonata që shpëtoi pasagjerët

Një furgon për transportin publik u ndalua dhe u gjobit nga policia Rrugore e Dibrës me 10 mijë lekë ndërsa ju pezullua leja e drejtimit  për 6 muaj. Denoncimi në polici erdhi nga vetë udhëtarët, të cilët ndodheshin 20 persona në automjetin e destinuar për 12 veta.

Për më tepër udhëtimi ishte në rrugë të vështira malore të paasfaltuara, duke e bërë kështu edhe më të rëndë shkeljen dhe rrezikun për jetën e pasagjerëve.

Banorët kanë njoftuar Policinë Rrugore të Dibrës, e cila menjëherë ka reaguar duke identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit.

OASH e ka ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë edhe pezullim leje drejtimi për 6 muaj.

"Siguria e nxënësve, siguria e udhëtarëve është prioritet për Policinë Rrugore. Bashkë mund të rrisim më shumë parametrat e sigurisë rrugore jo vetëm në rrugët me asfalt , por kudo në zonat malore apo rurale. "Sheh diçka , thuaj diçka", apelon policia.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla