Çdo i moshuar mund të marrë shtesë në pension. Instituti I Sigurimeve Shoqërore bën me dije procedurën si përfitohet shtesa nga pensionistët. “I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes”, - thotë ISSH
Masa e pensionit të pleqërisë
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.
Pensionet e vjetra
Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 01.01.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merret shuma e pagave për të cilat janë paguar kontributet nga data 01.01.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 01.01.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese, të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 01.01.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit si ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-anëtar i kooperativave bujqësore, përpara vitit 1994, si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 01.01.1994. Për efekt të llogaritjes së pensioneve me datë fillimi pas 01.01.2015 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 01.01.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjestimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Çdo vit, pas 01.01.2015, duke filluar nga data 1 janar, baza e vlerësuar vjetore individuale indeksohet me koeficientin, që llogaritet si raport i kontributit mesatar të personave të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit pararendës.
Nuk do të ishte më mirë të dilnin në pension dhe të lironin vendin e punës pêr të rinjtë barkaleca e duarxhepista shqiptarë?!
PërgjigjuPolitikanet e kesaj periudhe e kane kthyer Shqiperine ne “ bisness personal “ pasi e kane filluar karieren si shpetimtar te Shqiperise, nuk nuk njihnin asnje alternative qeverisese dhe ne moshe minimale per te njohur punen. Politika sot eshte nje kaos i vertete qe behet me loje te djallezuar nga te gjitha palet , qe e quajne veten “ shpetimtare” te popullit, me gjithe se 95% e politikaneve partiak kane ose skane ndonje deputet. Dhe keta flasin ne emer te popullit, kur kane elektorak as per nje deputet, por jane ngjitur pas partive te medha . Te largohen keta langoj “ politikane nepermjet zgjedhje dhe me Referendum, qe populli te perfaqesohet me njerezit e nevojshem dhe ne sherbim te tyre. Te vihet kufiri tek “ Thana” per abuzuesit e pushtetit, me kufirin e 4% te votave ! Alernativa ne se Presidenti ....... kete President e zgjodhi vete Partia ne pushtet , dhe eshte perdorur per te mbushur alternativat politike, si per nazhorancen dhe per opoziten, ndersa tani ben Karshillekun e “ Cubelit” . Eshte perfaqesuesi i opozites presidenciale . Shkarkimi i tij me mllefe politike te mazhorances eshte difekt i madh , ne gjendjen politike ne Shqiperi. Falnd.