UEFA 'tradhton' Platininë, propozon
Infantinon për president të FIFA-s

UEFA 'tradhton' Platininë, propozon<br />Infantinon për president të FIFA-s
Gianni Infantino është zyrtarisht kandidat për President të FIFA-s. Infantino aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s ka marrë mbështetjen unanime të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për të kandiduar si pauses i Blatter.
 
Ky vendim i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka ardhur edhe pas konsultimit që ka pasur me të gjitha Federatat e Futbollit Evropian.

Infantino gëzon mbështetjen e të gjithëve dhe konsiderohet si personi ideal për të garuar për postin më të lartë të qeverisë së futbollit botëror. 

Në fakt UEFA deri tani ka nxjerrë dy kandidatë zyrtarë për zgjedhjet në FIFA që mbahen më 26 shkurt të vitit që vjen. Më parë ka zyrtarizuar kandidaturën edhe Michel Platini Presidenti aktual I UEFA-s por që është pezulluar nga Komisioni i Etikës.
 
Kjo është deklarata e plotë e Komitetit Ekzekutiv në UEFA për kandidaturën e Gianni Infantino:
 
“Zgjedhjet e ardhshme në FIFA përfaqësojnë një moment thelbësor në qeverisjen e futbollit dhe të ardhmen e FIFA-s. Ne besojmë se Gianni Infantino i ka të gjitha cilësitë për të përballuar sfidat e së ardhmes dhe për të udhëhequr organizimin dhe reformat që të rikthehet besimi në FIFA”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia