Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjitha klubet në lidhje me fondin e solidaritetit, që UEFA ka akorduar për klubet e Kategorisë Superiore.
Ky fond, akordohet nga përfitimet e Champions League për edicionin 2015-16. Ai do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për skuadrat që morën pjesë në Kategorinë Superiore për edicionin 2014-2015.
Nuk do të përfitojë nga ky fond skuadra e Skënderbeut e cila ka qenë pjesëmarrëse në fazën e grupeve të UEFA Europa League të edicionit 2015-2016. Shuma e akorduar nga UEFA është afërsisht 486 300 euro. Çdo klub do të përfitojë afërsisht 54 000 euro.
Klubet e futbollit do ta përfitojnë këtë fond, pasi të paraqesin një projekt për zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe ndalohet përdorimi i fondit për qëllime të tjera.
Gjithashtu në projektet që do të paraqesin, klubet duhet të jenë minimalisht me 30% të shumës së përgjithshme, bashkëfinancues.
Projektet do të shqyrtohen dhe miratohen nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF. Zbatimi i tyre do të monitorohet nga UEFA dhe FSHF.
Fondet do të vihen në dispozicion të projekteve të paraqitura duke filluar nga janari i vitit 2017.
Po sot të gjitha klubeve të Kategorisë Superiore, Federata Shqiptare e Futbollit i ka nisur një shkresë zyrtare ku i sqaron në lidhje me procedurat dhe ecurinë e procesit të pagesës së solidaritetit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO