Përfaqësues të agjencisë anti-doping të UEFA-s, kanë vizituar kampin stërvitor të Portugalisë për Euro 2012 për të zhvilluar disa teste dopingu.
Në mesin e futbollistëve të testuar ishte edhe ylli Cristiano Ronaldo së bashku me Hugo Almeidan, Ricardo Quaresman, Nanin, Nelson Oliveiran, Miguel Veloson, Hugo Viana, e shumë të tjerë. Të gjithë futbollistët e testuar duhej të jepnin mostrat e gjakut dhe urinës ndërsa analizat do të dalin më vonë.
Edhe disa ditë më parë futbollistët e Portugalisë i janë nënshtruar doping testit pas kërkesës nga agjencia portugeze për anti-doping. Portugalia gjendet në Grupin B me Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën. Pas testeve surprizë në kombëtaren e Spanjës, në këtë mënyrë, ka ardhur radha e Portugalisë për tiu nënshtruar testeve antidoping, për të zbuluar substanca të ndaluara.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com