UEFA ka dënuar ekipin e futbollistëve të rinj të Serbisë me zhvillimin e një ndeshje kualifikuese pa praninë e publikut, ndërsa Federatën me 80.000 euro, për shkak të incidenteve në ndeshjen më Anglinë, në stadiumin e Krushevcit.

Dënimi vjen menjëherë pas padisë që ka ngritur Federata Angleze e Futbollit drejtuar UEFA-s.

Në ndeshjen në Krueshevc, të zhvilluar në muajin tetor, Anglia ka mundur Serbinë me rezultat 1:0 ku më pas

serbët kanë sulmuar lojtarët dhe zyrtarët anglezë, duke hedhur objekte të ndryshme në fushë.

(d.b/shqiptarja.com)