UEFA godet drejtësinë shqiptare:
S'bashkëpunuan për Skënderbeun

UEFA godet drejtësinë shqiptare:<br />S'bashkëpunuan për Skënderbeun
Drejtësia shqiptare është vendosur në shënjestër, jo vetëm brenda vendit, por edhe nga të huajt.
 
UEFA është organi i radhës që akuzon drejtësinë shqiptare për mungesë bashkëpunimi në rastin e hetimit të ekipit të Skënderbeut për akuzën e trukimit të ndeshjeve.
 
"Udhëtuam disa herë në Shqipëri për këtë çështje, por kupton që harxhuam shumë kohë dhe para, pasi ishte me të vërtetë e vështirë për të bashkëpunuar me autoritetet vendase" deklaron Emilio Garcia, kreu i njësisë disiplinore dhe integritetit UEFA.
 
Emilio Garcia paralajmëroi një tjetër dënim për Skënderbeun nga UEFA për skandalin e basteve në trukimin e ndeshjeve.
 
Fillimisht Skënderbeu u dënua me përjashtimin për një vit nga Europa, por Emilio Garcia deklaroi se po shqyrtojnë një tjetër dënim për shqiptarët, që akuzohen për trukimin e mbi 50 ndeshjeve.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani