UEFA i kërkoi të heq karantinën për tifozët në finalen e Euro 2020, Britania e Madhe jep ‘OK’: Do luhet në Wembley me mbi 60 mijë tifozë

UEFA i kërkoi të heq karantinën për tifozët në finalen e Euro 2020, Britania e Madhe jep ‘OK’: Do luhet në Wembley me mbi 60 mijë tifozë

Më shumë se 60,000 tifozë do të lejohen në gjysmëfinalet dhe finalet e UEFA EURO 2020 në stadiumin Wembley pas vendimit nga qeveria e Britanisë së Madhe, duke rritur pjesëmarrjen në 75% të kapacitetit për secilën lojë.

Gjysmëfinalet zhvillohen të martën 6 dhe të mërkurën 7 korrik, me finalen që do të mbahet të dielën 11 korrik. Të gjithë të pranishmit duhet të vazhdojnë të ndjekin kërkesat strikte të hyrjes në COVID-19.

Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin e cilësoi këtë një lajm të mrekullueshëm që kaq shumë tifozë do të jenë në gjendje të shikojnë tre ndeshjet e fundit të EURO 2020 në Ëembley.

“Ky turne ka qenë një dritë shprese për të siguruar njerëzit që ne po kthehemi në një mënyrë më normale të jetës dhe ky është një hap më tej përgjatë asaj rruge. Unë jam mirënjohës për Kryeministrin dhe qeverinë e Britanisë së Madhe për punën e tyre të vështirë në finalizimin e këtyre marrëveshjeve me ne, për t'i bërë fazat e fundit të turneut një sukses të madh në Ëembley”, tha Ceferin.

Tifozët që do futen në stadium duhet të kenë një test negativ Covid ose të kenë mattë të dyja dozat e vaksinave.

Disa ditë më parë UEFA i kërkoi Britanisë së Madhe të heq karantinën për tifozët që duan të shohin gjysmëfinalet dhe finalet ose në të kundër Hungaria po shikohej si mundësi për zhvillimin e finales së Euro 2020.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak soba e gatimit

Lezhë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak soba e gatimit