UEFA jehonë Skënderbeut në
Europë, portugezët: Film horro

UEFA jehonë Skënderbeut në<br />Europë, portugezët: Film horro
Triumfit të Skënderbeut në Europë i ka bërë jehonë të madhe edhe faqja zyrtare e UEFA-s, që hapet me titullin e madh “Skënderbeu trullos 10 futbollistët e Sportingut”.
 
UEFA rendit edhe disa fakte pas ndeshjes mes Skënderbeut e Sportingut.
 
-Skënderbeu mori pikët e para në Ligën e Evropës.
 
-Sabien Lilaj shënoi dy gola në 19 minuta, madje goli i dytë solli edhe kartonin e kuq të portierit Rui Patricio.
 
-Hera e parë që një klub shqiptar mund një klub portugez.
 
-Sportingu regjistron ndeshjen e 17 pa fitore në Evropë.
 
Ndeshja e radhës për Skënderbeun është ajo e 26 nëntorit, përballë Besiktasit në Stamboll.
 
 record
Mediat portugeze kanë ‘kryqëzuar’ Sportingun pas humbjes në Elbasan përballë Skënderbeut duke e cilësuar rezultatin katastrofik.
 
Gazeta më e madhe portugeze, “A Bola” shkruan se “Agjërimi jashtë fushe zgjatet në Evropë me një humbje në Shqipëri”.
 
“Record” kritikon zgjedhjen e teknikut Jesus për të zbritur me formacionin e dytë në Shqipëri duke e cilësuar disfatën si një film horror, dizastër.
 
“Mais Futebol” e hap me titullin e madh “Çfarë turpi!”. Në të njëjtën linjë është edhe “Jornal de Noticias”.
record

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna