Në Nyon të Zvicrës UEFA ka mbajtur sot nëpërmjet një videokonferencës një mbledhje me drejtuesit e saj ku janë marrë disa vendime të rëndësishme. Mbi të tjera është përsëritur vendimi që kampionatet duhet të mbyllen me patjetër, në të kundërt rrezikohet dënimet, por kampionate të veçanta mund të bëjnë përjashtim në rastet kur pandemia e koronavirusit e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjeve.
UEFA gjithashtu udhëzoi ata federata të cilat për shkak të kohës do ta kenë të vështirë për të zhvilluar normalisht sezonin. Për këtë kategori është vendosur 27 maji si afati i fundit për të dorëzuar një tjetër formulë për të mbyllur sezonin, siç mund të jetë 'play-off-i'.
Sakaq UEFA ka qartësuar edhe njëherë se data 3 gusht do të jetë e fundit për secilin federatë që të mbyllë kampionatin, pasi pas kësaj date do të luhen ndeshjet e kupave të Europës si Champions dhe Europa League.
UEFA bëri edhe një sqarim lidhur me lajmet e fundit që qarkullonin, të cilët thonin se nëse një kampionat ndërpritet sezonin e ardhshëm në Kupat e Europës do kualifikohen skuadrat me koeficientin më të mirë në Europë. Kjo hipotezë është hedhur poshtë nga institucioni i futbollit në Europë , i cili evidenton faktin që sezonin e ardhshëm në Kupat e Europës do të luajnë ato skuadra që kanë aktualisht pozicionet me të mira, gjithmonë në rastet kur ndërpritet kampionati.