Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka kërcënuar edhe njëherë tjetër të gjithë klubet në Europë për të rrespektuar “fair-play” financiarë, pasi në të kundërt do të ndëshkon duke mos marrë pjesë në kompeticionet Europiane. Ky rregull do të hyjë në fuqi në edicionin 2013-14 pas paralajmërimeve të shumta që ka bërë organizmi më i lartë i futbollit Europian. UEFA ka deklaruar se futbolli ndihet i kërcënuar nga paratë e shumta që po hidhen në treg për të blerë disa nga futbollistët më të mirë të momentit në botë. Sheikët po trondisin botën e futbollit me lëvizjet e tyre milionere. Futbolli duhet të jetë më shumë njerëzorë, prandaj duhet të ndalohen me cdo kusht transferimet milionere që kapin shifra marramendëse. Cdo ekip që do të thyejë “fair-play” financiarë do të ndëshkohet me ligjin e ri që do të futet në fuqi në edicionin 2013-14” përfundon Platini. Aktualisht pas Çelsit dhe Manchester City, PSG, klubi francez në pronësi të sheikëve po trondit botën e futbollit.
/Shqiptarja.com










