ZVICËR - Kukësi është ekipi i momentit në kampionatin shqiptar dhe falë paraqitjes mjaft të mirë dhe ngritjes së shpejtë në zonën e Evropës është bërë edhe e faqes së UEFA-s, e cila thur lavde për ekipin verilindor. Në faqen zyrtare të organit më të lartë të futbollit evropian shkruhet se “Kukësi është një histori suksesi që arriti të ngrihej si një meteor nga kategoria e parë në Superligë dhe më pas u pozicionua në vendin e dytë në kampionat pas Skënderbeut duke u bërë pjesë e Kupave të Evropës.
Madje, Kukësi nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi’. Në Evropë Kukësi do të luajë me ekipin e Florës së Estonisë, një rival me shanse të barabarta për kalimin e turit. Kuksianët synojnë të paktën kalimin e një turi.
Presidenti Safet Gjici, trajneri Armando Cungu, drejtori teknik Sulejman Starova dhe kapiteni Rrahman Hallaci kanë dhënë opinionet e tyre për faqen e UEFA-s, të bindur se paraqitja e Kukësit në skenën evropiane do të jetë e suksesshme.
Trajneri Armando Cungu pavarësisht disa mungesave shprehet i bindur për një rezultat pozitiv. “Shanset janë të barabarta për kalimin e turit. Kundërshtarin nuk e njohim shumë, por do t’i kushtojmë rëndësi maksimale. Shpresojmë që të kalojmë me sukses turin e parë” thotë ai. Ndeshjen Kukësi do ta zhvillojë në ‘Qemal Stafa’, por presidenti Gjici shprehet optimist për mbështetjen tifozerisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com