LEZHE- Vendimi i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri me sa duket ka ngjallur më shumë “mërzi” tek nxënësit e shkollave në Lezhë dhe mësuesit e tyre, të cilët kanë braktisur sot mësimin në shenjë proteste. Edhe pse vendimi i UEFA-s u dha 24 tetor, nxënësit e shkollave të mesme të qytetit dhe shkollave 9-vjeçare kanë ndërprerë sot mësimin, për të protestuar ndaj vendimit të UEFA-s dhe në mbështetje të kombëtares shqiptare.
Me pankarta në duar dhe me thirrje kundër Serbisë dhe UEFA-s nxënësit marshuan në rrugët e qytetit të Lezhës duke kërkuar drejtësinë e munguar dhe për t’i thënë jo racizmit.
Të rinjtë lezhjanë shprehen se kërkojnë të kulturohen me idenë si drejtësia është e barabartë për të gjithë.
Ata i kanë bërë apel edhe Qeverisë Shqiptare që mos të lërë në harresë dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve, ndërsa kërkojnë që Europa t’i japë këtij vendi shembullin se drejtësia funksionon.
Në këtë protestë e cila ka zgjatur për rreth 30 minuta kanë marrë pjesë rreth 1 mijë të rinj nga Shkollat "Hydajet Lezhë", "Kolin Gjoka","Gjergj Kastrioti" dhe "Besëlidhja" në Lezhë.
Ata kanë bojkotuar mësimin pas orës pas pushimit të madh, ndërsa nuk janë rikthyer sërish.
Marshimi i të rinjve është monitoruar nga forcat e policisë të cilët kanë bllokuar qarkullimin i mjeteve në rrugët e Lezhës.
Nuk dihet ende nëse kjo proteste ishte e paralajmëruar, apo ishtemarre leje për zhvillimin e saj dhe ndërprerjen e mësimit për këtë arsye, por megjithatë, pritet një reagim nga Drejtoria Rajonale Arsimore e Lezhës.

(Në foto: Nxënësit në Lezhe duke protestuar venimin e UEFA) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO