Arbitrat e “Premier League” nuk do të arbitrojnë më në asnjë ndeshje të “Champions League”. Nuk është një përjashtim për shkak të gabimeve, por arsye është se nga fillimi I fazës së 1/8 po përdoret sistemi “VAR”.
Teknologjia ende nuk është implementuar në “Premier League” dhe kjo ka shtyrë UEFA-n të marrë këtë vendim. Dy arbitrat e “Premier League” të cilët më herët kanë bërë drejtësi në fazën e grupeve të “Championsit” dhe nuk do të jenë në fazën me eliminim janë Majkëll Oliver dhe Entoni Tejlor.
Një zëdhënës i “UEFA-s” e konfirmoi lajmin duke shuar çdo dyshim dhe duke thënë se arsyeja e vetme është sistemi “VAR”.