Një komision i UEFA-s ka mbërritur në Shqipëri për t’u njohur më nga afër me zhvillimet e fundit nga Prokuroria shqiptare për hetimet në lidhje me trukimin e ndeshjeve të kampionatit.

Delegacioni i qeverisë evropiane të futbollit, i përbërë nga Ulf Kluser dhe Emilio Garcia kanë pasur një takim në Prokurorinë e Përgjithshme me drejtorin e hetimit Adnan Xholi.

Takim zgjati për më shumë se 40 minuta ku palët diskutuan për zhvillimet e fundit dhe ecurinë e palës shqiptare për procesin e hetimit për ndeshjet e dyshuara si të trukuara.

UEFA është treguar e gatshme që të ndihmojë Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me informacionet që disponon për këtë çështje.

Në fund të takimit, delegacioni i UEFA-s me në krye, shefin e  Komisionit të Disiplinës, Emilio Garcia nuk u është përgjigjur të gjitha pritshmërie duke dribluar pyetjeve.

“Zhvilluam  një bisedë me prokurorin, por nuk mund t’iu them asgjë as për ndeshjet e dyshuara për trukim, pasi gjithçka është konfidenciale. Ju falënderoj për interesimin” deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com