UEFA publikon formacionin më
të mirë të vitit, dominon Real Madrid

UEFA publikon formacionin më<br />të mirë të vitit, dominon Real Madrid
UEFA Publikon foracionin ideal të vitit 2016 ku bie në sy dominimi i Realit të Madridit, kampion në fuqi pas suksesit në finalen e UEFA Champions League ndaj Atleticos së Madridit.

Mbi 7 milionë vota ka regjistruar faqja online e organizatës kryesore të futbollit europian, ndërsa 4 janë lojtarët “Los Blancos” në 11-ëshen titullare ku më i vjetri është 38-vjeçari Gianluiggi Buffon, i cili thyen në këtë garë gjermanin Neuer. Një tjetër juventin në repartin e prapavijës pasi Bonucci bën pjesë në katërshen e mbrojtjes që plotësohet edhe nga Jerome Boateng, Gerard Pique dhe Sergio Ramos. 

Ky i fundit është edhe lojtari më i votuar i formacionit me 488 mijë preferenca. Në mesfushë la vend për kroatin e Barcelonës, Luca Modric, i cili formon treshen me Toni Kroos dhe Andres Iniestan.
 
Një mesfushë e gjitha nga La Liga po ashtu si sulmi që prezanton tredhëmbëshin e frikshëm. Griezmann në qëndër të repartit të avancuar mbështetet nga dyshja Cristiano Ronaldo-Lionel Messi.

Përsa u përket surprizave, ato janë përjashtimet e Neymar, Luis Suarez e Gareth Bale, ndërsa dminimi i kampionatit spanjoll është absolut. 8 nga 11 lojtarët e formacionit aktivizohen në klubet e La Ligas, ndërsa si rrallëherë, Premier League nuk përfaqësohet me asnjë emër, kjo edhe për shkak të ecurisë së dobët të klubeve ishullore në Europë. Sipas të dhënave, 48 % e votuesve janë europianë, ndërsa Azia renditet e dyta me 25 % të votuesve online.

Redaksia Online
(B.K/Sqhiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar