UEFA përcakton stadiumet, ja ku luhen tre finalet e radhës të Champions League

UEFA përcakton stadiumet, ja ku luhen tre finalet e radhës të Champions League

Simboli i Champions League në fushë

Rusia, Gjermania dhe Anglia janë destinacionet e radhës të finaleve për tre vitet e radhës në kompeticionin më të lartë për klube në Evropë, UEFA Chamions League. Këtë vit u përzgjodh Turqia, me Ataturk Stadium por vitet e ardhshme do ta shohim në tre stadiume gjigande europiane, dy prej të cilave nuk janë të panjohura për tifozët dhe ekipet. 

Në 2021 për herë të dytë në histori do të luhet në Rusi, kësaj radhe jo në Moskë por në Krestovsky Stadium të Shën Peterburgut. Stadiumi ka një kapacitet modest për ndeshjet e futbollit me 64,468 tifozë por prej rindërtimit të tij në 2016 ai është kthyer në një impiant luksoz sportiv. Herën e fundit, në vitin 2008 u luajt një finale spektakolare nën shiun e atij 21 maji 2008 kur Manchester United fitoi finalen dhe trofeun e saj të fundit në Champions Legaue përballë Chelsea vetëm falë penalltive. 

Në 2022 luhet në Allianz Arena për herë të dytë në histori. Stadiumi nga më të mirët në Gjermani, pati fatin në vitin 2012 t'i japë Chelsea-s trofeun e parë të Champions League për anglezët, pas një loje fantastike të cilës nuk i mjaftuan 120 minutat por penalltitë për të nxjerrë fituesin. Kujtojmë se atë ndeshje Bayern Mynih pati shansin të luajë finalen në stadiumin e saj, por duket se ishte destinuar për ta humbur atë pikërisht në shtëpi. 

Wembley i famshëm në vitin 2023 do të presë për herë të tetë finalen e Champions League. Në shtëpinë e futbollit anglez herën e fundit fituan bavarezët e  Heynkess, në një duel gjerman përballë Dortmund. Bayern vinte një vit pas humbjes së finales në shtëpi përballë Chelsea, dhe e morën trofeun aty ku e falën në 2012, në Londër.  Por koicidencë, edhe këtë radhë dy finale do të luhen radhazi në Allianz Arena dhe më pas në Wembley. 

Për herë të parë në stadiumin anglez, trofeun e Champions League e ka fituar Milan në 1963. Më pas do të vinin Manchester United, Ajax, Liverpool, Barcelona në 1992, Milan sërish në 2003 dhe Barcelona sërish në 2011. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025