UEFA: Shqipëria humbi ndeshjen
tifozët s'ndalën së mbështeturi

UEFA: Shqipëria humbi ndeshjen<br />tifozët s'ndalën së mbështeturi
Pas mbylljes 1 me 0 të ndeshjes mes kombëtares tonë dhe Zvicrës, në favor të helvetëve, nuk ka munguar edhe një koment i shkurtër i UEFA-s, në faqen zyrtare të saj.
 
“Kombëtarja Shqiptare e Futbollit mund të ketë humbur ndeshjen e saj të parë në EURO 2016, por fansat e saj nuk ndaluan kurrë së mbështeturi”, është komenti i UEFA-s, për Shqipërinë dhe tifozët e kombëtares tonë.

uefa

Nga ana tjetër, UEFA ka vlerësuar paraqitjen e portierit zviceran Yann Sommer ku përmes një albumi me foto në Facebook tregon momentet më të mira të tij, duke ndalur dy herë kuqezinjtë ballë për ballë, Sadikun dhe Gashin në fundin e takimit. 

uefa per ndeshjen

Shqipëria debutoi me humbje në Europian. Zviceranët shënuan që në minutën e 5-të të takimit, rezultat i cili mbeti i pandryshuar deri në fundin e ndeshjes. Ndeshja e radhës e kuqezinjve është ajo ndaj Rumanisë në 15 qershor në stadiumin 58 mijë vendësh të Lionit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin