Shqipëria është pa dyshim kryefjala e javës futbollistike në Europë. Një fakt i tillë është pasqyruar dhe në analizën që ka bërë faqja e UEFA-s për ndeshjet e para që janë zhvilluar për eliminatoret e ‘Euro 2016’. Shqipëria mundi Portugalinë me rezultatin minimal 1-0 ç’ka bëri që të gjithë të flisnin për kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi.
Në artikullin kushtuar Shqipërisë risillen edhe deklaratat e protagonistëve kryesor të ndeshjes së madhe. E ndërsa Shqipëria është zgjedhur si ekipi i javës, një vlerësim të tillë nuk ka mundur që ta marrë Bekim Bala, pasi goli i javës është cilësuar ai i Aiden McGeady i Republikës së Irlandës. Ndërsa lojtari më i mirë u vlerësua Uelbeck i Anglisë.
Formacioni
Faqja e specializuar Goal.Com nuk ka anashkaluar autorët e fitores së madhe në Averio, teksa në formacionin më të mirë të javës përfshinë dy futbollistë shqiptarë. Mërgim Mavraj dhe Taulant Xhaka janë përfshirë në skemën 4-4-2.
Mërgim Mavraj mban pozicionin e qendër mbrojtësit, ndërsa Taulant Xhaka rreshtohet në mesfushë në rolin e shkatërruesit. Kështu që përveç tre pikëve të arta, Shqipëria krenohet edhe për faktin se Mavraj dhe Xhaka janë përzgjedhur pjesë e më të mirëve të javës.
Shkëlzen Gashi
Java e vlerësimit për shqiptarët nuk mbyllet këtu, pasi një tjetër lojtar i kombëtares kuqezi është vlerësuar me çmimin e më të mirit të javës. Çmimi nuk ka lidhje me paraqitjen në kombëtare, por në kampionatin zviceran, aty ku sulmuesi i Baselit, Shkëlzen Gashi, është votuar si lojtari më i miri nga prestigjiozja “Blick”.
Shqiptari i kampionëve në fuqi ka marrë 46.8 % të votave duke lënë pas Albert Bunjakun me 16.5 %, dhe Davide Chiumienton e FC Zyrich me 16.1%.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com