Pasi humbi finalen e Ligës së kampioneve, në një ndeshje epike ndaj Bayern Munchen, John terry ka marrë sërish nëj goditje nga ana e drejtuesve dhe komisionit të disiplinës në UEFA. Futbollisti ka marrë edhe dy ndeshje shtesë pezullim nga qeveria e futbollit europian.

Sanksioni vjen pasi mbrojtësi londinez ka dalë fajtor për sjellje të dhunshme dhe agresive, pas goditjes me gju, ndaj sulmuesit të Barcelonës, Alexis Sanchez në stadiumin Nou Camp në prill.

Terry e ka vuajtur një ndeshje pezullim, duke ndenjur si spektator në finalen e Champions League ndaj Bayern Munich në Allianz Arena. por ish kapiteni i kombëtares së Anglisë, tani do të humbë më shumë.

Terry do mungojë në Superkupën e Europës që do të zhvillohet në Gusht ndaj fitueses së Europa League, Atletico Madrid, ndeshje që do luhet në Monaco. Ai do të humbë dhe ndeshjen e parë të Champions League sezonin që vjen. (rb/shqiptarja.com)