UEFA shton pikëpyetjet për ndeshjen iauguruese, Arena Kombëtare nuk rezulton në faqen zyrtare (VIDEO)

Pak ditë më praë federata shqiptare shtyu për të dielën e ardhshme ndeshjen testuese të Arenës Kombëtare, për shkak se fusha e blertë nuk ishte gati. Gjithsesi kur jemi ende 12 ditë larg sfidës së parë zyrtare që do të luhet në ipmiantit 75 mln eurosh, mes Shqipërisë dhe Francës, ende nuk dihet nëse stadiumi do të hapë dyert.

Për ta bërë ende më enigmatike ka menduar UEFA e cila ditën e sotme ka publikuar të dhënat për ndeshjet e radhës të kualifikueseve të Europianit. Për sfidën e Shqipërisë kundër Andorës me datë 14 nëntor është qartë e përcaktuar se do të zhvillohet në Elbasan Arena, ndërkohë për takimin me Francën tre ditë më pas ky detaj nuk bëhet me dije.

Mesa kuptohet UEFA do të presë deri në limite për të dhënë ‘okejn’ për  ‘Arenën Kombëtare’, ndërsa kujtojmë se të enjten ata lanë disa detyra që duhen plotësuar për ta quajtur të kompletuar stadiumin. Ndërkohë burime të Report TV në federatën shqiptare, të kontaktuar për këtë çështje, thonë se nuk ka asnjë shans që ndeshja të mos luhet në Arenën Kombëtare. Sipas tyre me datë 17 nëntor stadiumi do të jetë gati për të hapur dyert.

Ndërkohë prej ditës së premte ka nisur shitja e biletave për të dy takimet, ndërsa ende në dyqanin e FSHF-së vijon ky proces.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat