UEFA ka lëshuar një deklaratë në lidhje me ndeshjen e kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Atletico Madridit më 12 mars. Real Madrid kaloi në çerekfinale pas një fitoreje me penallti kundër Atletico Madrid.
Organi evropian i futbollit tregon se ka nisur një hetim për katër lojtarë të Real Madrid. Vinicius Junior, Kylian Mbappe, Antonio Rudiger dhe Dani Ceballos akuzohen për gjeste të pahijshme në ndeshjen kundër rivalëve të qytetit.
Rudiger ka peshën më të rëndë të "fajit" pasi akuzohet për veprime provokuese dhe kërcënuese, ndërsa Mbappe për një gjest të pahijshëm, duke prekur organet gjenitale.

Po ashtu, për Vinicius pretendohet se ka pasur përplasje me tifozët rivalë. Në rast se akuzat konfirmohen, lojtarët rrezikojnë dënime, të cilat mund të jenë edhe pezullime për ndeshjet e ardhshme.
Komente

