Gazmend Malo, drejtor i marrëdhënieve me publikun në FSHF tha se përfundimisht ndeshja do të zhvillohet në këtë stadium dhe punimet janë me ritme të shpejta. Ai theksoi se janë llogaritur të gjitha detajet dhe mbetet vetëm pjesa finale për të përmbyllur këtë investim gjigant. Stolat dhe ambientet kryesore janë në përfundim ndërkohë që është llogaritur që bari të përmirësohet ndjeshëm. Është testuar me sukses ndriçimi.
b.n/shqiptarja.com