UEFA ka publikuar listën e 10 kandidatëve për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë për sezonin 2012/2013. Më i miri do të zgjidhet më 29 gusht, gjatë hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në listë dominojnë lojtarët e Bayern Munichut. Kampioni i Gjermanisë dhe i Evropës përfaqësohet nga katër lojtarë.
Sipas analistëve dhe medieve në mbarë botën theksohet se çmimi i fituesit të trofeut më të rëndësishëm indidivual për një futbollist këtë edicion do të diskutohet mes Ribery, Ronaldos dhe Mesit. Më i favorizuar është francezi, pasi fitoi tripletën me ekipin e tij për herë të parë në historinë e klubit dhe të tijën personale, por nuk përjashtohet edhe surpriza Roben që ka qenë vendimtar me ekipin e tij këtë edicion dhe për me tepër në finalen e Champions Leagues.
Ajo që bie në sy është në në listë nuk ka asnjë futbollist italian ose që luan në Seria A, duke treguar edhe njëherë se kjo ligë vazhdon të ketë probleme. Lista prej 10 kandidatëve për lojtarin më të mirë sipas UEFA-s: Gareth Bale (Tottenham)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid, Zlatan Ibrahimovic (Paris Saint-Germain), Robert Levandovski (Borussia Dortmund), Lionel Messi (Barcelonë), Thomas Muller (Bayern Munich), Franck Ribery (Bayern Munich), Arjen Robben (Bayern Munich), Bastian Schëeinsteiger (Bayern Munich), Robin van Persie (Manchester United.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com