UEFA zbulon skandalin dhe dënon FSHF: Abuzoi me licencimet e klubeve, bilance të rreme

FSHF ka abuzuar me licencat që u ka dhënë klubeve për pjesëmarrjen në kompeticionet ndërkombëtare, duke lejuar skuadra, si në rastin e Tiranës, që të luajnë në Europë edhe kur kanë borxhe ndaj palëve të treta.

UEFA ka zbuluar mashtrimet në dokumentacion pas një hetimi të kryer për sezonin 2016-2017, duke i hequr FSHF-së të drejtën e licencimit të klubeve për një edicion, si dhe duke i ndaluar fonde që ajo duhej të përfitonte nga projekti Hattrick.

Nga institucioni i futbollit gjithçka ka kaluar në heshtje të plotë, por vetë UEFA ka bërë publike gjithçka në raportin e saj rreth punës që kanë kryer organet e kontrollit të UEFA-s në vitet 2015-2017.

Organi i Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA ka audituar Shqipërinë dhe ka zbuluar shkelje të rënda nga personat e caktuar si licencues nga FSHF.

Në këtë raport tregohet gjithashtu se vende si Maqedonia, Kazakistani e Gjeorgjia kishin aplikuar me rregullsi të plotë me rregulloret. UEFA ka udhëzuar një organ plotësisht të pavarur që të vlerësojë punën e çdo Federate dhe administratës së saj dhe ka ngelur në klasë administratën e FSHF-së, duke i hequr të drejtën që për një vit të licencojë klubet shqiptare në Kupat e Europës, si dhe i ka hequr si masë ndëshkimore edhe një shumë të caktuar nga të ardhurat që futbolli shqiptar do të përfitonte nga projekti Hattrick.

Licencuesit nuk vepronin në bazë të rregulloreve që duhej të ndiqnin, një denoncim i hapur i UEFA-s për mënyrën se si drejtohet dhe funksionon Federata Shqiptare e Futbollit dhe organet e saj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci