"Procesi i parë është deklarimi i një armëpushimi, por etapa e fundit vendimtare është aplikimi i armëpushimit dhe kjo mbetet për t'u parë", deklaroi Rasmussen në një konferencë shtypi përfundimtare të samitit të NATO-s në Nju Port, para se të shtonte "deri tani gjithçka shkon mirë".
"Shpresoj që ky do të jetë fillimi i një procesi politik", shtoi ai.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko urdhëroi trupat të ndërpresin operacionet ushtarake pas orës 15:00 GMT, pas njoftimit në rrjetin social "Twitter" të nënshkrimit të një protokolli paraprak për një armëpushim.
Kremlini reagoi menjëherë duke shpresuar që marrëveshja për armëpushim do të respektohet pikë për pikë./
/ec/ A.JOR.
