/ATSH-ANSA/ - Hapet sot në qytetin Ufa, kryeqytet i Bashkirias, në Urale, samiti i vendeve të BRICS-it (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut) nën presidencën e radhës të Rusisë.
Presidenti rus, Vladimir Putin pati dje takimin e fundit dypalësh me homologen braziliane, Dilma Rousseff, me të cilën diskutoi bashkëpunimin tregtar, energjetik, sidomos në sektorin e energjisë bërthamore, dhe ushtarak.
Në seancën e sotme plenare do të diskutohen teme të axhendës ndërkombëtare si Greqia, Ukraina, ISIS-i, Irani, Siria, Lindja e Mesme dhe situata ekonomike botërore.
Me rastin e takimit pothuajse në të njëjtën kohë të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO, që përfshin Rusinë, Kinën dhe ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore), Putini do të takohet me homologun e tij iranian, Hassan Rohani, vendi i të cilit ka statusin e anëtarit vëzhgues./
/Shqiptarja.com