UISH: 170 denoncime për etikën
e sjelljen e infermierëve në spitale

UISH: 170 denoncime për etikën<br />e sjelljen e infermierëve në spitale
TIRANË - Sjellja e infermierëve është një ndër problemet më të mëdha që verifikohet në spitalet shqiptare. Ky është rezultati i një analize të bërë nga ana e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Infermierit në Shqipëri. Ky këshill, ka marrë në analizë punën e kryer deri më sot.  

Siç bëhet me dije, dy janë problematikat kryesoret dhe më shqetësueset që duhet të ndryshojnë. Problematika e parë është, “përmirësimi i sjelljes etiko-profesionale të profesionistëve të kujdesit infermieror, siç janë infermierët, mamitë, fizio-terapistët, teknikët e laboratorit dhe imazherisë”.

Problematika e dytë që është vërenjtur dhe duhet që të përmirësohet, sipas Këshillit të UISH-së, është “ngritja e nivelit të tyre profesional në nivelin që kërkon koha, në një nivel evropian”, thotë kreu i këtij urdhëri, Sabri Skënderi. Ndërkaq është kërkuar që Komisionet e gjykimit të marrin masa në zbatim të ligjit për çdo situatë jo të këndshme që mund të verifikohet gjatë mbikëqyrjes së këtyre kujdeseve nëpër institucionet publike dhe private.

Në raportin e përgatitur nga Urdhri i Infermierit, është parë se, në gjykimet profesionale në të gjitha rrethet kanë kaluar më shumë se 170 raste, të cilat nga grupet e inspektimit janë gjetur në shkelje të Kodit Etik-Deontologjik, që kanë të bëjë kryesisht me paraqitjen e jashtme, me zbatimin e ligjit, me uniformën, me komunikimin dhe me qëndrimin në vendin e punës.

Gjatë vitit të kaluar, 2012,  ka pasur edhe katër raste të ankimimit të pacientëve apo familjarëve lidhur me kujdeset infermierore dhe shërbimin që u bëhet atyre nga ana e profesionistëve të kujdesit.

Ndërsa për 170 rastet, të gjitha kanë kaluar për gjykim profesional dhe është mbajtur qëndrim me vërejtje dhe vërejtja është regjistruar në kartelën përkatëse për secilin, sikundër ka patur edhe paralajmërime dhe gjoba.

Për këtë, UISH në vazhdimësi, ai do të vijojë të punojë përmes këtij edukimi të vazhdueshëm për përmirësimin e kujdeseve infermierore dhe ka hartuar një plan të posaçëm për këtë edukim.

Sipas Urdhrit të Infermierit, rezultatet e Provimit të Shtetit, kanë ardhur duke u përmirësuar nga viti në vit. Deri tani janë dhënë tre herë Provime Shteti, ku në të parin, profesionistët kanë dalë shumë dobët, në nivelin e kalueshmërisë 23%; në provimin e dytë 47% dhe në të tretin vetëm 54%.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës