Ujë me limon, pija çudibërëse në mëngjes

Ujë me limon, pija çudibërëse në mëngjes
Nga shumë dietolog është thënë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm që të jep shumë energji.
 
Sipas filozofisë Ajuverdike, zgjedhjet që bëni rreth rutinës tuaj ditore ose ndërtojnë rezistencën ndaj sëmundjeve ose e shkatërrojnë atë.

Ndaj është e këshillueshme që ta filloni ditën me një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni. Është aq e thjeshtë saqë dobitë janë shumë të mëdha për t`i injoruar.

Shumë prej jush konsumojnë një kafe për të qenë sa më të kthjellët.

uje me limon

Një gotë me ujë të vakët, ku mund të shtoni lëngun e një kokrre limoni është pija më çuditëbërëse edhe për t`u dobësuar.

Kjo është një pije mjaft e mirë për organizmin dhe duhet të praktikohet çdo ditë nga ju. Ky lloj lëngu do tju ndihmojë të forconi imunitetin dhe metabolizmin.

Ai gjithashtu ndihmon në pastrimin e organizmit dhe në zvogëlimin e ndjenjës së urisë. E gjitha kjo pasi pija është e pasur me vitaminë C, mjaft e domosdoshme për forcimin e organizmit dhe luftën ndaj ftohjes.

Uji me lëngun e limonit ndihmon në procesin sa më të mirë të tretjes së ushqimit dhe ju ndihmon sidomos kur keni fryrje të stomakut. Mbi të gjitha kjo pije ju ndihmon dhe në freskimin e aromës së gojës. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'